Lajmet e fundit

Një tajfun ka goditur bregun lindor të Kinës të dielën duke lënë deri tash tetë persona të vdekur.
Autoritetet shtetërore janë detyruar të anulojnë qindra fluturime dhe kanë evakuuar më shumë se 163 mijë njerëz.
Mediat në Kinë kanë njoftuar se nga shiu dhe era e madhe janë rrëzuar edhe shumë pemë, të cilat shkaktuan shumë përmbytje dhe rrëshqitje, transmeton Klan Kosova.
Si pasojë e kësaj mbi dy milionë familje tash nuk kanë energji elektrike, ndërsa janë mbi 190 linja të trenave janë pezulluar.