Lajmet e fundit

Kosovarit Valdet Gashi, iu deshën vetëm 13 sekonda luftë për të mposhtur kundërshtarin në ring.
Ai u shpall dy herë edhe kampion bote nën flamurin gjerman.
Këto aftësi të tij, ai tani po i përdorë jashtë ringut. Që kur i është bashkuar ISIS-it ai po i trajnon xhihadistët e Shtetit Islamik, transmeton Klan Kosova.
Televizioni zviceran SF raporton se Gashi i është bashkuar kalifatit që nga janari, por e ka mbajtur sekret vendqëndrimin e tij, ndërsa familja e tij që jeton në Gjermani besonte se ai gjendej në Tajlandë.
Gashi në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto ku mbrapa shihet flamuri i ISIS-it.
Storie nga Liridon Zeqiri.