Ish-ministri i Brendshëmi Shqipërisë, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda, për shqyrtimin e ankimimit të tij kundër zgjatjes së pajustifikueshme – sipas tij, – të afatit të hetimeve, kërkesë e Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Seanca po zhvillohet aktualisht me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor siç raportohet nga organi i akuzës, ndërkohë që Tahiri mësohet të jetë shprehur se tashmë nuk ka më sekret hetimor, pasi Prokuroria ka “trafikuar” lajme të pafundme mbi rastin e tij, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Tahiri ankimoi zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me 3 muaj të tjerë, ndërkohë që në gjykatë u paraqit i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.