Lajmet e fundit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas saj, në këtë marrëveshje për herë të parë në ndonjë marrëveshje të nënshkruar nga këto dy vende, përmendet termi “Republika e Kosovës”.
Në një intervistë për gazetën "Zëri" , ajo ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.