Lajmet e fundit

Vrasja e komandantit Simon Gjeta gjatë një aksioni policie në Shkodër është pasuar nga ngushëllimet e krerëve të politikës e shtetit. Në një postim në “Facebook”, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shpreh ngushëllimet për kreun e FNSH-së së Shkodrës dhe shton se për të u bë drejtësi nga kolegët.
“Prehu në paqe Simon! Të ndrittë shpirti përjetësisht! Kolegët e tu bënë drejtësi ndaj dorës kriminale që të mori jetën”, shkruan Tahiri në profilin e tij.
Mesazhe ngushëlluese i kanë dërguar familjes së komandantit të vrarë edhe kryeministri Rama, presidenti Nishani dhe kreu i Kuvendit, Meta, të cilët gjithashtu kanë theksuar mbështetjen e tyre ndaj policisë në luftën kundër krimit./Shekulli