Lajmet e fundit

Në emisionin Zona e Debatit që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e fundit në Bruksel për Asociacionin e komunave serbe, implikimet e mëtutjeshme të kësaj marrëveshjeje, situatën aktuale politike dhe të tjera zhvillime politike në Kosovë, të ftuar të Baton Haxhiut janë: Edita Tahiri- Ministre për Dialog dhe Dardan Molliqaj – Sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje.
==============================================================================
Tahiri kundërshtoi pretendimet e Molliqajt se Qeveria e Kosovës dhe vet ajo si negociatore kanë mashtruar gjatë gjithë dialogut me Serbinë, transmeton Klan Kosova.
"Mashtrim është të mos e njohësh Republikën e Kosovës siç bëni ju: Vetëvendosja".
"Teksa po flisni për mashtrimin, mashtrim eshte të mos e njohësh pavarësinë e vendit".