Lajmet e fundit

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, s’e kanë ndërmend që të shkojnë në Bruksel për të dialoguar në lidhje me çështjen e dinarit.
Tahiri tha se kjo s’po ndodh pasi Kurti e Bislimi kanë bërë gabime të mëdha në hapa në zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
“Në fillim thoshin se nuk po politizohen, mirëpo më vonë, ishte Bislimi ai që në një konferencë për gazetarë, e ka shpjeguar se çka është ajo rregullore. Ata duke thënë që s’po politizohet, e kanë politizuar skajshmërisht dhe natyrisht që Beogradi e përdor si virtyt, duke kërkuar dialog politik, i cili vështirë se do të ndodhë”, tha Tahiri në Rubikon në Klan Kosova.
Ai foli edhe për marrëveshjen e Brukselit, e cila u nënshkruar sot 1 vit, ku sipas tij, pritjet kanë qenë të mëdha, saqë BE-ja ka guxuar që ta quaj marrëveshje historike dhe thuajse finale mes Kosovës e Serbisë për rrugën e normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve.