Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova e ftuar është ministrja pa portofol, Edita Tahiri.
Duke folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel me Serbinë për telekomunikimet, ministrja siguroi se me të Kosova del e fituar, me kod telefonik, njofton Klan Kosova.
"Në raundin e kaluar është arritur marrëveshja për Telekomin - Kosova do të ketë kodin telefonik ndërkombëtar +383".
"ART në bashkëpunim me ITU do të punojnë bashkë për ta realizuar këtë gjë".
"Marrëveshja për telekomin u jep fund operatorëve ilegalë të Serbisë në Kosovë, duke na dhënë neve kodin telefonik. Në të njëjtën kohë, i jepet leje për veprim një kompanie të Kosovës, të lincesuar, për një kohë të caktuar, që nuk është me karakter etnik".