Lajmet e fundit

Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka bërë të ditur se komuna e Frascinetos në Kalabri të Italisë është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Kosovës për një bashkëpunim më të madh, sidomos në planin ndërkomunal përmes binjakëzimit, kërkesë kjo që ishte shprehur nga ajo dhe Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal gjatë vizitës tyre në Frasncineto në Italisë.
Në shkresën zyrtare që komuna e Frascinetos ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës, ata bëjnë të ditur se kjo komunë ka votuar pro binjakëzimit me komunat e Fushë Kosovës dhe Lipjanit dhe shprehin gatishmërinë për të vazhduar me procedurat e binjakëzimit. Me këtë rast Ministrja Tahiri i ka dërguar letër Kryetarit të Komunës së Frascinetos, z. Angelo Catapano, për të rikonfirmuar gatishmërinë për rrumbullakimin e këtij procesi, transmeton Klan Kosova.