Lajmet e fundit

Sot në Prishtinë është mbajtur konferenca rajonale “Gratë e Kosovës punojnë së bashku për integrimet Evropiane”, ku mes tjerash është diskutuar për proceset e integrimit evropian të rajonit, dialogun politik dhe etnik në mes të grave për të avancuar rrugën e Kosovës drejt BE-së, si dhe sfidat e rajonit për barazi gjinore dhe të drejtat e grave, njofton Klan Kosova.
Në këtë konferencë, të organizuar nga Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore, e ftuar ishte edhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila mes tjerash tha se gratë duhet të përfshihen më shumë në reforma, meqë po tregohen reformatore të jashtëzakonshme, dhe se sipas saj ende ka më shumë retorikë për fuqizim të grave se sa realizim të projekteve për fuqizim të tyre.