Lajmet e fundit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, është propozuar që ministrja pa portofol, Edita Tahiri, të ftohet për raportim në komision lidhur me çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, që ka të bëjë me asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në takimin e kryesuar nga nënkryetari i komisionit, Sadri Ferati, pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen e Shërbimit civil të Kosovës, për vitin 2015.
Kjo çështje, ndërkaq, është shtyrë për mbledhjen e radhës, pas kërkesës së anëtarëve të komisionit, deputetë nga radhët e opozitës, që të trajtohet në prani të ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Anëtarët e Komisionit kërkuan që ministri paraprakisht të raportojë për gjendjen e Shërbimit civil të Kosovës, për vitin e shkuar, thuhet në një njoftim për media të Kuvendit, transmeton Klan Kosova.