Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkë me Myftiun e Kosovës, Naim Ternava kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të dy institucioneve që drejtojnë.
Ministri Tahiri deklaroi se ky memorandum ka për qëllim që të zbusë radikalizmin e personave që kanë qenë pjesë e luftërave të huaja.
I pari i drejtësisë pret që ky memorandum të shërbejë për të mirë dhe se ligjëratat e imamëve nëpër qendra korrektuese të jenë shembull i mirë për të burgosurit.
Këtë iniciativë e përshëndeti edhe i pari i BIK-ut, i cili tha se me arritjen e kësaj marrëveshje do të vazhdojnë të kontribuojnë në luftimin e ekstremizmit në vend.
Ternava tha se feja islame s’ka të bëjë asgjë me radikalizëm dhe ekstremizëm por nuk mohoi që prej të njëjtës ka njerëz që po e keqpërdorin fenë islame.