Në një tryezë të rrumbullakët në një formë të organizuar në Liban, kur është folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Marko Gjuriq e Edita Tahiri, kanë gjetur mospajtime të thella, jo për shkak të situatës së tanishme, por për realitetet e së kaluarës, njofton Klan Kosova.
Siç raporton B92 serb, Edita Tahiri, ministre për Dialog e Kosovës ka thënë se shqiptarët në Jugosllavi nuk e kanë dashur ish-udhëheqësin jugosllav Josip Broz Tito dhe se “ishin më mirë nën pushtimin gjerman, sepse në atë kohë të gjithë shqiptarët kanë jetuar në një shtet”, raporton B92.
Me këto konstatime të Tahirit, sipas B92, është nervozuar shumë dhe ka shprehur pakënaqësi Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.
Gjithsesi, sa është e vërtetë kjo përplasje e raportuar nga B92 nuk dihet, sepse në fjalën e Tahirit që është dërguar për media nga Kryeministria e Kosovës, nuk thuhet askund se ministrja kosovare ka folur për Titon dhe atë pjesë të historisë së popullit shqiptar.
Forumi Ndërkombëtar “Dialogu dhe Praktikat më të mira - 2016. Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti”, është organizua nga universiteti libanez “Notre Dame”, dhe shoqëria civile.
Në mesin e pjesëmarrësve dhe audiencës kishte edhe përfaqësues të akademisë - profesorë, studiues dhe studentë, si dhe udhëheqë fetarë të krishterë dhe myslimanë, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv