Gazetari Besnik Tahiri ka komentuar zhvillimet e fundit në Bosnje e Hercegovinë, pas heqjes së imunitetit dhe dënimit të Milorad Dodikut nga Gjykata Kushtetuese.
Në emisionin “Kosova Today’ në Klan Kosova, ai tha se reagimi i Rusisë e përshkallëzon situatën në rajon dhe paraqet shqetësim serioz për stabilitetin e Bosnjës, i cili ka kërcënuar ekzistencën e shtetësisë së kësaj të fundit.
“Zhvillimet janë dramatike. Ambasada e Rusisë në Sarajevë ka dalë me një deklaratë të fortë, ku thuhet se Bosnja dhe Hercegovina si shtet është në rrezik ekzistencial. Ata theksojnë se momenti i së vërtetës ka ardhur dhe se mbijetesa e Bosnjës është në pikëpyetje”, deklaroi Tahiri.
https://youtu.be/olYQmD_jq_E
https://klankosova.tv/vendimi-i-gjykates-per-dodikun-rusia-ekzistenca-e-bosnjes-eshte-ne-rrezik/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.