13.12.2016 · përditësuar para 3518 dite1 min lexim
Edita Tahiri, ministrja për Dialog tha se qëndrimi i Bashkimit Europian është që muri të hiqet në veri.
“BE doli qartë me qëndrim që nuk do të ketë mur dhe gjithçka do të bëhet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit”.
“Mund të konfirmoj se ne si Qeveri në raport me BE-në nuk kemi kurrfarë dakordimi përveç marrëveshja e 25 gusht 2015 e cila përmban revitalizimin e urës dhe heqjen e barrikadës”.
Këto komente Tahiri i ka bërë në Zonën B, të Klan Kosovës.
“Askush prej tyre nuk e ka ditur kjo është një befasi për Kosovën dhe për BE-në”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.