Lajmet e fundit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe assesi s`mund të ketë kompetenca ekzekutivie dhe se nuk do të mund të marrë vendime.
Sipas saj, për AKS-në nuk do të ketë ligj të veçantë dhe se gjithçka do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës.
Tahiri ka thënë se pasi të arrihet marrëveshja për parimet rreth asociacionit do të nis faza e krijimit të statusit për të.