Lajmet e fundit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se nuk ka kompetenca ekzekutive për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe assesi ky asociacon nuk është pushtet i tretë, njofton Klan Kosova.
Ajo gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka shtuar se Serbia ka pranuar që AKS të formohet në bazë të ligjeve të Kosovës.
Sipas saj, ky Asociacion nuk ka karakter një etnik sepse siç tha ajo "quhet asociacion i komunave me shumicë serbe"
Tahiri njëherit ka shtuar se pa u shuar strukturat paralele s`ka themelim të AKS-së.
Ministrja për Dialog njëherit ka bërë me dije se nuk ka nisur së përpiluari statuti i këtij Asociacioni dhe sipas saj, ky i fundit nuk ka kurrfarë roli në resurset natyrore dhe se ato i menaxhon shteti, njofton Klan Kosova.