Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur kundërshtimin e këtij subjekti për propozimet për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike.
“AAK-ja e kundërshton me çdo kusht rritjen e këtij çmimi, dhe do të marrim të gjitha masat e mundshme që të parandalojmë këtë. Është e palogjikshme që rritja prej 14% t'iu faturohet qytetarëve, duke parë edhe rritjen e të gjitha çmimeve, nga tatimi në pronë e deri te çmimet që lidhen me komunalinë”, është shprehur Tahiri, transmeton KlanKosova.tv.
“Qeveria do duhej të ketë qëndrim të saktë në raport me këtë temë. A do ta subvencionojë apo jo? Cili do të jetë pozicioni i Qeverisë dhe Zyrës së Presidentes. Është e palogjikshme që të ndodhë kjo çështje, andaj ne nuk do ta votojmë këtë raport”.
Këtë të enjte Zyra e Rregullatorit të Energjisë është mbledhur për ta shqyrtuar ndryshimin e tarifave.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.