Lajmet e fundit

Boris Tadiq, kryetari i Partisë Social Demokratike, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk është arsye për eufori dhe festë kombëtare, dhe se ky asociacion komunash serbe nuk është fitore, por vetëm një zgjidhje më e mirë se konfliktet e ngrira.
Tadiq ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk ka asnjë autoritet ekzekutiv, mirëpo vetëm një juridiksion të unifikuar komunal.
"Një ndryshim rrënjësor pas Marrëveshjes së Brukselit dhe negociatave të fundit nën patronazhin e BE-së, në lidhje me mandatin e qeverisë sonë është se, sot dhe në territorin e veriut të Kosovës do të qeveriset me ligjet dhe administratën e Republikës së Kosovës," ka thënë Tadiq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.