Lajmet e fundit

Portieri i parë i Arsenalit, Wociech Szczesny raportohet se në fillim të javës së ardhshme do të kryej testet mjekësore te Roma.
Largimin e të në huazim e ka konfirmuar dje edhe trajneri i Gunners, Arsene Wenger i cili ka thënë se marrëveshja është në prag të arritjes.
Ai në Emirates Stadium ka mbetur zgjedhja e tretë për edicionin e ri, pas blerjes së Petr Cech dhe David Ospinas i cili është drejt vazhdimit të kontratës.
Polaku te Roma do të sfidojë portierin Morgan De Santis për pozitën e titullarit në vijën e portës së kësaj skuadre, transmeton Klan Kosova.