Lajmet e fundit

Cyrus Kabiru ka vendosur që mbeturinat e ndryshme e veçanërisht ato nga metali t'i reciklojë dhe t’i shndërrojë në diçka të përdorshme.
Ai ka krijuar syze interesante dhe kreative nga reciklimi i mbeturinave.
“Kur isha i ri, gjithmonë më kanë pëlqyer syzet por babai im ishte shumë i ashpër dhe nuk me lejonte që të bleja syza të vërteta. Andaj unë fillova ti krijoja vetë ato” tha ai duke treguar se si i ka lindur kjo ide, transmeton Klan Kosova.
Kabiru përpos që krijon syze me metal dhe me fije teli, është edhe një piktor dhe një ilustrues. Ai thotë që pikturat e tij nuk janë aq të komplekse sa syzat që krijon, por aty përdor shumë ngjyra.
“Nuk përdori vetëm pëlhurën për pikturim, por përdori revista, libra të vjetër dhe copa të letrës” përfundoi ai.