Një formacion ngricash në një shkëmb, që i ngjan një syri peshku, është pikasur nga një fotograf, i cili kishte dalw pwr tw kapur njw foto tw lindjes sw diellit.
Leigh Pugh shpresonte të merrte një fotografinw e lindjes sw diellit në Distriktin Derbyshire Peak kur ndjeu se ‘po vëzhgohej’.
Ai postoi foton e tij të pellgut të ngrirë në mediat sociale, ku shumë përdorues thanë se shkëmbi i ngjante kokës së një peshku - apo edhe të një dragoi.
51-vjeçari tha se ishte “thjesht në vendin e duhur në kohën e duhur”.
Pugh vuri re formacionin e çuditshëm javën e kaluar në Stanton Moor Edge, afër Birchover.
Ai tha se kishte shumë re për të kapur lindjen e diellit, por sapo po nisej, vuri re diçka paksa të peshkut.
Pugh tha se nuk mund ta besonte se sa e gjallë ishte.
"Ndërsa u ktheva me kokën mbrapa, e vura re që po më shikonte , nuk mund ta besoja se sa e gjallë ishte me shtresën e trashë të ngricës", tha ai.
"Kështu që zhgënjimi im për lindjen e diellit ia vlejti me këtë zbulim fantastik", shtoi ai.
Pugh, nga Darley Dale, tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë më parë, duke shtuar se nuk pret që ta bëjë më kurrë.
"Unë mendoj se isha në vendin e duhur dhe në kohën e duhur", shtoi ai.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.