Për një dekadë, luajti në futbollin kosovar për skuadrat si Prishtina dhe Trepça.
Por, tani Emir Sahiti, po e shkruan historinë në Gjermani me fanellën e Hamburger SV, që është në luftë për t'u shpallur kampion i Bundesliga 2.
Sahiti i realizoi dy gola kundër Schalke 04, një tjetër klub i madh gjerman.
Ai ekskluzivisht në emisionin Sports Show në Klan Kosova, foli rreth karrierës së tij.
"Nuk është lehtë të luash. Është klub i madh, me tifozë, me presion shumë të madh, synimi ynë është gjithqysh të futemi në Bundesligë edhe shpresojmë. Na kanë mbetur edhe katër ndeshjet e fundit, kemi rënë në pozitën e dytë, por vetëm një pikë është Kolni më lartë se ne", deklaroi ai.
Sulmuesi kosovar theksoi se ka raporte të mira edhe me futbollistët e tjerë shqiptarë atje.
Sipas tij, Bundesliga 2, ka ekipe jashtëzakonisht të forta si: Schalke, Dusseldorf, Koln, Hannover e shumë të tjera.
"Futbolli këtu është më i shpejtë, më taktik, duhet të jesh i fokusuar dhe shumë punëtor", theksoi ai në Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=DfzhEXbGpjo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.