Lajmet e fundit

Kryetari i sapozgjedhur i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka thënë se orientimi primar i kësaj partie në kryeqytet është hapja e dyerve për kuadro të reja.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Arifi ka deklaruar se synimi i tij kryesor është fuqizimi i AAK-së në Prishtinë. Në këtë kontekst, Arifi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhjet lokale të vitit 2017 të kandidojë për kryetar të kryeqytetit.
“Ambicia ime kryesore është fuqizimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në kryeqytet. Ideja jonë është ta ofrojmë zgjidhjen më të mirë për Prishtinën”, është shprehur Arifi.
Ai është zotuar se do të angazhohet maksimalisht që kjo parti të jetë e pranishme në çdo cep të kryeqytetit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në:
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=65701&Ctype=1