Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka thënë se policia ka për synim që deri në vitin 2020, ta zvogëloj numrin e aksidenteve deri në 50 për qind, njofton Klan Kosova.
Këto komente Rexha i ka bërë në kuadër të ditës botërore për përkujtimin e viktimave të trafikimit rrugor në Prishtinë, ku po mbahet një konferencë ndërkombëtare.
Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka thënë se trendi i aksidenteve me fatalitet ka pësuar rënie krahasuar me vitet e tjera paraprake.
Gjithashtu, në këtë konferencë ka folur edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.
Sipas Mujotës, as rregullimi i rrugëve dhe shenjëzimi i rrugëve nuk po arrin t’i parandalojnë aksidentet.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.