Lajmet e fundit

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë për debatin për Kryetar të Mitrovicës në Magazinën Lokale të Klan Kosovës se ndonëse Valdete Idrizi mbajti nivelin, ajo në pesë a gjashtë raste ra në nivelin e kundërkandidatit të saj, Agim Bahtirit, njofton Klan Kosova.
“Agim Bahtiri, në njëfarë mënyre, mendoj që e ka një taktikë shumë të vështirë të përballesh me të, sepse e ulë nivelin aq fortë, sepse të futë brenda dhe të mundë me përvojë.
Syla tha se Bahtiri provoi ta tërheqë vëmendjen me disa taktika, dhe pohoi se me Bahtirin është vështirë të debatosh, e sidomos për Valdete Idrizin, që tentoi të ishte korrekte me një person të cilin Syla e quajti populist.
“Zotëri Bahtiri shkon aq poshtë sa në vend të shantazhit thotë sondazh”, tha Syla në Analizën Lokale të Klan Kosovës, duke thënë se është nën çdo nivel.
“Sido që të jetë, në fund mendoj që kandidatja Valdete e ka mbajtur një nivel”.
“Është munduar sadopak që të mos bie në atë lojën e z. Bahtiri edhe pse 5-6 herë rrëshqiti dhe në njëfarë mënyre zotëri Bahtiri e mundi me përvojën e tij në atë nivelin e famshëm të tij”.