Lajmet e fundit

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla ka thënë se do të ishte e palogjikshme që partitë politike të mos dalin me programet e tyre konkrete në ditën e parë të fillimit të fushatës, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, ai pret që nga nesër këto programe t’i kemi të gjithë, dhe se do të mbetej i befasuar nëse ato nuk do të dilnin nesër.
“E palogjikshme që ditën e parë partitë politike të mos dalin me programe konkrete”, tha Syla në emisonin Zona Zgjedhore të Klan Kosovës.
Ndër të tjera, Syla shtoi se Partia Demokratike e Kosovës me gjasë ka qenë më e përgatitura porse as ata nuk e kanë pasur planin konkret se çfarë të thonë në ditën e parë pas rënies së qeverisë.
“Te koalicioni PDK-AAK-NISMA, Fillimi i Ri është projekt i PDK-së, por partitë duhet të koordinohen nëse pajtohen me Fillimin e Ri, ose nëse në Fillimin e Ri duhet të inkorporohet diçka që propozon AAK ose NISMA”, tha ai.