Lajmet e fundit

Analisti Valon Syla ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ‘kryer’ fruthin në ‘Kuvendin e Karrigeve’, njofton Klan Kosova.
“LDK-ja sa herë që largohet nga PDK-ja, po thuajse gufon në mënyrë elektorale”, tha Syla në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
“Këtë e kemi përjetuar disa herë. Në momentin kur hyn në koalicion me PDK-në, në njëfarë mënyre elektorati i saj pothuajse tërhiqet, fshihet ose demobilizohet”.
“Një largim prej rivalit të tyre politik kryesor, menjëherë vërehet që LDK-ja shënon njëfarë ngritje dhe një rimobilizim në terren”.
“Tash, sa herë që LDK-ja ka zgjedhje ose përgatiten për zgjedhje, ai është edhe lajm nacional në Kosovë, marrë parasysh që LDK edhe kur është në opozitë, shumë barra i merr pas vete”.
Syla tha se ky subjekt politik është mjaft i shtrirë, dhe se nuk është i centralizuar sikur subjektet tjera.
“Është një parti me të vërtetë e shtrirë. Nuk është e centralizuar sikur partitë tjera”.
“Pra, LDK-ja, mendoj që është partia më e formuar dhe më e stabilizuar sot për sot”.
“Fruthin e ka kryer me atë Kuvendin e vitit 2007 ku Gani Geci gjuhej me karrige”, tha ai.
“Edhe pse mendoj që deri te karriget ka qenë një nga zgjedhjet më transparente partiake”.
“Mos të kishin krisur karriget, kishin me qenë zgjedhjet e para që kishin për të dhënë leksion”.