13.10.2017 · përditësuar para 3214 dite1 min lexim
Analisti politik, Valon Syla, ka thënë në Analiza Lokale në Klan Kosova se gara në komunën e Ferizajt është shumë e barabartë dhe nuk ka favoritë në mesin e kandidatëve.
Prandaj, Syla ka deklaruar se kjo mund të jetë arsyeja që partitë politike kryesisht po garojnë me kandidatë të njëjtë.
“Ajo çka vërehet tek Ferizaj është se gara është projektuar si shumë e barabartë dhe asnjë parti nuk ka guxuar të eksperimentojë”.
“Kanë shkuar sigurt me kandidatë të njëjtë, duke mos dashur të bëjnë eksperimente të paparashikuara”.
Megjithatë Syla ka shtuar se pretendentë për balotazh mund të jenë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Sa i përket VV-së, Syla deklaroi se s’mund të ketë rol shumë të rëndësishëm, përkundër rritjes në zgjedhjet e fundit, pasi Vetëvendosje s’ka bazë të aktivistëve në këtë komunë, por votohet nga qytetarët që s’janë partiak.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.