Lajmet e fundit

Gazetari Valon Syla e ka dhënë versionin e tij në lidhje me temën e fundit në Kosovë që ka të bëjë me “ndarjen”.
“Prej vitit 2003 flitet për një ndarje dhe për serbët ndarja e nënkupton Mitrovicën. Besoj që edhe në kabinetin e Thaçit ka dëshire për ndarje, edhe ne LDK te kjo pjesa e Lutfi Hazirit shihet dëshira për ndarje. Po ashtu Thaçi po e përdorë çështjen e Luginës për me e shti Lutfi Hazirin në lojë”, ka deklaruar ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Ai po ashtu deklaroi se paraqitjet e shpeshta mediale të Thaçit ditëve të fundit kanë të bëjnë me impotencë politike të kësaj klase politike që të paraqitet në Bruksel: “Thaçi mund të del shtatë herë në konferencë për shtyp, por impotenca politike shihet atje”.
“Shohim deklarata që nxisin rrezik. Këto deklarata dhe këto reagime janë një mobilizim, i cili shihet edhe me ngjarjet në veri që duken serioze. Por jo gjithë serbët janë njëzëri për ngjarjet në veri të Kosovës”.
“Nuk besoj që është diçka e koordinuar. Njëjtë e kemi pas rastin me trenin, njëjtë e kemi pas edhe murin në Mitrovicë që u bë gjatë natës, skenarët sikur që i kemi pasur me policin e njësisë speciale qe vdiq në Mitrovicë, mund të jenë të përsëritshme por jo në nivelin e eskalimit”.
“Pra, në esencë unë besoj që ndarja nuk mund të ndodhë. Ndarje klasike nuk do të ketë, por korrigjim të kufijve, e kjo do të thotë Demarkacion”.
“Krejt kjo që po e bën Thaçi dhe klasa politike mendoj që lidhet me këtë korrektësim që unë e quaj Demarkacion, por në Serbi nuk guxon të quhet ashtu meqë me këtë në njëfarë mënyrë bëhet njohja, me faktin se po ia njeh kufijtë Kosovës. Po besoj që flitet për parcela të vogla”.
Syla bëri edhe krahasimin e Bosnjës me atë të Kosovës:
“Ajo çka kemi pa në Bosnje është një ndarje jo funksionale, një krizë e ngrirë brenda Bosnjës. Një situatë e tillë me letra ndoshta mund të krijohet në Kosovë, por jo në nivelin si në Bosnje. Në një mënyre si ndarje klasike nuk mund të ketë”, përfundoi ai.