13.02.2017 · përditësuar para 3457 dite1 min lexim
Kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla ka deklaruar se e tërë prokuroria nuk mund të fajësohet për dënimin e një prokuroreje.
Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë të transmetuar të premten, kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla tha se nuk mund të fajësohet një prokurori e tërë, nëse dënohet një prokuror i saj.
“Përgjegjësia e secilit prokuror është individuale, kështu që ne nuk mund ta fajësojmë tërë prokurorinë sepse një prokuror është dënuar. Ajo e ka marrë dënimin e merituar, është larguar nga puna dhe të tjerët vazhdojnë të punojnë,” tha Syla duke folur për dënimin e ish-prokurores Vahide Badivuku.
Më 5 prill të vitit 2016 prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Vahide Badivuku u dënua me 3 vjet burg efektiv, 5 mijë euro gjobë dhe ndalim i ushtrim i ushtrimit të profesionit për të për tri vjet.
Badivuku akuzohej se kishte marrë mitë për të përfituar materialisht, raporton kallxo.com.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.