Lajmet e fundit

Taylor Swift e ka thyer rekordin si femra me turneun më të madh në Amerikë, rekord të cilin e ka mbajtur vetë në të kaluarën!
Këngëtarja 28-vjeçare momentalisht është duke performuar në kuadër të turneut të saj Reputation Stadium dhe 27 datat deri më tani kanë grumbulluar 191.1 milionë dollarë, shkruan Billboard, transmeton Klan Kosova.
Ajo edhe më parë e vendosi rekordin për turneun më të madh me të ashtuquajturin 1989, i cili grumbulloi 181.5 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri më tani 1.489.904 njerëz kanë paguar për të marrë pjesë në koncertet e saj dhe për të gjithë 27 data të planifikuara janë shitur të gjitha biletat.