Lajmet e fundit

Fansat e Taylor Swift mund të mendojnë që ajo është e dashuruar si asnjëherë më parë, kur kanë parë fotografitë e saj me të dashurin e ri, Tom Hiddleston.
26 vjeçare e cila ka disa javë që është në lidhje me aktorin britanik, në fotografitë e fundit shihet si i hidhet atij në qafë nga prapa teksa gjenden së bashku me disa miq në plazh për ta festuar ditën e pavarësisë, trasmeton Klan Kosova.
Mirëpo kjo pozitë e fotografisë nuk është e panjohur për këngëtaren, pasi që të njëjtën fotografi ajo e kishte bërë pikërisht një vit më parë teksa festonte pavarësinë me ish të dashurin e saj Calvin Harris.