Lajmet e fundit

Ata u ndanë në fillim të verës dhe ajo filloi menjëherë një lidhje tjetër.
Që nga ajo kohë Calvin Harris e Taylor Swift, nuk kanë folur më e madje DJ skocez kishte bërë të ditur disa herë që dyshon se ajo kishte filluar lidhje me Tom Hiddleston në kohën kur ishte ende në lidhje me të.
Por si duket armiqësia e tyre, ka përfunduar këtu, transmeton Klan Kosova.
Një burim i afërt me dyshen i ka thënë TMZ se menjëherë pasi Swift dhe Hiddleston u ndanë, dyshja kishin filluar të shkruanin sërish.
Ky burim ka bërë të ditur se dyshja nuk ka folur në telefon ose nuk është takuar sërish, por vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe.
Sipas TMZ, ish çifti nuk po mundohen që të rifillojnë lidhjen por nuk dëshirojnë që armiqësia e tyre të vazhdojë dhe preferojnë të mbesin miq.