Lajmet e fundit

Taylor Swift dhe Calvin Harris janë një nga çiftet më të njohura në botën e Hollyëoodit.
Ata janë së bashku që nga fillimi i këtij viti ndërsa ditëve të fundit është raportuar se ata së bashku po punojnë edhe për një këngë të përbashkët.
“Taylor dhe Calvin kanë folur rreth një bashkëpunimi që nga momenti që kanë nisur romancën e tyre”
“Ata kanë punuar disa herë në studio me producentin Detail, i cili ka bërë dhe një nga bashkëpunimet më të famshme, atë të Jay Z dhe Beyonce ‘Drunk in Love’” ka thënë një burim i afërt me çiftin, transmeton Klan Kosova.
Thuhet se edhepse ky projekt është në fillim thuhet se Taylor ka regjistruar vokalin në një studio në Los Angeles dhe Sëift dhe Harris po shpresojnë që kënga të jetë gati për t’u lançuar në “American Music Aëards”.