Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje po mban një konferencë për media ku po flasin për përgjimet e fundit të bisedave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe shumë zyrtarëve të tjerë.
Anëtari i kësaj partie Xhelal Sveçla ka kritikuar rëndë të parin e shtetit, Hashim Thaçi dhe kryekuvendarin, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
“Kadri Veseli është kriminel dhe bashkë me Thaçin nuk do të rreshtin së plaçkituri popullin”
“Përmasat e krimit në Kosovë nuk janë vetëm familjarë por kanë prek edhe fabrikat. Politika ka ndikuar deri në mbylljen e Feronikelit për të cilën u dhanë shumë jetë”, ka thënë Sveçla.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejtë subjekti i tij politik do të bëjë thirrje për protestë.