Lajmet e fundit

Deputeti dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla është shfaqur kritik ndaj deklaratave të kryetarit të kësaj lëvizjeje.
“Tash dëgjuam në TV sesi as Këshilli i Përgjithshëm nuk duhet të mbahet tash por në një kohë tjetër”, ka thënë Sveçla përcjellë Klan Kosova.
“Disa individë duan t'ia imponojnë qëndrimet dhjetëra mijëra aktivistëve. Le të flasin këta dhjetëra mijëra aktivistë, në këshillin e përgjithshëm përmes delegatëve të tyre, e veç e veç përmes votës në zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Kurse këta të deklarohen a janë pronarë, a kanë drejtë vetoje apo të drejtë shantazhi”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Demokracia e brendshme nuk jetësohet duke e anashkaluar procedurat, mbledhjet dhe rregullat që kemi zbatuar çdo herë.
Ne kemi kërkuar të mbajmë mbledhje të kryesisë e ato janë shtyrë apo nuk janë mbajtur. E këtë besoj tashmë e kanë lexuar të gjithë në letrën që i kam drejtuar kryesisë.
Tash dëgjuam në TV sesi as Këshilli i Përgjithshëm nuk duhet të mbahet tash por në një kohë tjetër.
U tha se nuk është i dobishëm diskutimi në Këshill të përgjithshëm. E po ashtu këtë diskutim nuk e ka bërë asnjëherë më parë në mbledhje të kryesisë por sot e pamë në TV.
E si. përmes të ashtuquajturave rrugë konsensuale?
Si? Albini nuk bën e unë, Visari ndoshta …
Disa individë dojnë t'ia imponojnë qëndrimet dhjetramijëra aktivistëve. Le të flasin këta dhjetramijëra aktivistë, në këshillin e përgjithshëm përmes delegatëve të tyre, e veç e veç përmes votës në zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Kurse këta të deklarohen a janë pronarë, a kanë drejtë vetoje apo të drejtë shantazhi”.