Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur kritik rreth emërimit të koordinatorëve nga Qeveria e Kosovës.
“Kjo qeveri ta humbë 'barabarin' e mendimit logjik”, ka thënë Sveçla, përcjell Klan Kosova.
“Kur thua se nuk ka ku shkon më poshtë, p.sh. numri i lartë i ministrave e zëvendësministrave, këta emërojnë koordinatorë me privilegje të ministrave”.
“E ne në kuvend diskutojmë për numrin e vogël të inspektorëve të punës që do të siguronin që të drejtat e punëtorëve të mos shkilen”.
“Me rëndësi luksi qeveritar”.