Lajmet e fundit

Xhelal Sveçla, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, për Ora News të Shqipërisë ka zbuluar një raport të Qendrës Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura, ku thuhet se Dehari është dërguar me shenja jete në emergjencë.
Xhelal Sveçla thotë se ndihma mjekësore e dhënë në këtë rast nuk është profesionale.
Në deklaratën e infermieres, e cila thotë se ajo Astritin e ka gjetur me puls dhe rrahje normale, kurse urgjenca thotë se Astritin e ka pranuar pa shenja jete.
Disa fakte të këtyre raporteve zyrtare, sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë të pabesueshme.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr një raport të dytë, rrjedhimisht si shkak të vdekjes ka nxjerrë dy: Asfiksia dhe ndaljen reflektore të punës së zemrës nga refleksi vazovagal. Është e pamundur, ose Astriti ka vdekur nga asfiksia, ose Astriti ka vdekur menjëherë. Të dyja këto nuk shkojnë”, thotë Sveçla për Ora News.
Ndryshe, aktivisti Astrit Dehari humbi jetën në 5 nëntor teksa ndodhej i arrestuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje.