Lajmet e fundit

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i ka qerasuar me nga një kafe në një nga kafeteritë e këtij qytetit klerikët fetarë, drejtuesit e partive politike, organizatat joqeveritare si dhe mediat me rastin e Ditës së Pranverës.
Me këtë rast, kreu i këtij qyteti ka thënë se ky aktivitet është bërë traditë.
Interesimi për të pirë kafe me kryetarin e Ferizajt ishte i madh, pasiqë disa nga të ftuarit kanë mbetur edhe në këmbë, njofton Klan Kosova.
E pos kafes që e ofroi Svarqa në bulevardin e qytetit tek biblioteka “Sadik Tafarshiku”, për nder të kësaj dite janë mbjellur edhe lule.
Me ardhjen e pranverës dite kanë nisur edhe punimet për rregullimin e sheshit të qytetit të Ferizajt.