Lajmet e fundit

“Opozita po dëshiron që të nisë një luftë sado-mazohiste, me njerëz që e dëshirojnë dhunën”, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.
“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, nuk është moment por është proces e edhe më herët është votuar pro atij asociacioni”.
“Edhe me kushtetutë përcaktohet shumica serbe në Kuvend, dhe kërkohet edhe vota e tyre për të miratuar një çështje të rëndësishme”.
“Marrja e pushtetit me metoda të revolucioneve latino-amerikane nuk ka të bëjë me demokraci, është vota ajo që e përcakton këtë çështje”, ka thënë kryetari i Ferizajt.
Ai, i pyetur se a ndikon kriza politike edhe nëpër komuna të Kosovës, tha se “në mënyrë indirekte mund të ketë ndikim, për shkak se mund të nxitë sjellje arrogante në mes asamblistëve të komunave”.