Lajmet e fundit

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Svarqa ka thënë se kjo parti është përcaktuese në formimin e qeverisë, edhe pse ata kanë dalë në vendin e tretë në zgjedhjet e fundit.
“LDK është faktor kryesor që përcakton formimin qeverisë dhe tregon për rëndësinë e pakontestueshme të LDK-së”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
“LDK është ftuese morale e këtyre zgjedhjeve”, ka pohuar Svarqa në “Ora e Fundit”
Sipas tij humbësi më i madh në zgjedhjet e përgjithshme është PDK, ani pse ata kanë dalë të parët, për çka ai ka edhe një shpjegim.
“Ata kanë dalë të parët si koalicion me 13 parti, por se është evidente se si parti, PDK ka humbur numër të madh të elektoratit”, ka shtuar Svarqa.
Ai më tej ka treguar se sa deputetë do të ketë LDK në legjislaturën e re.
“LDK mund të këtë së paku 20 deputetë në legjislaturën e ardhshme”.
“Analizat tona tregojnë për një ulje të vogël të LDK-së. Kemi rënie më pak se dhjetë mijë vota”.
Më tej Svarqa ka thënë se pse Vetëvendosje është dyfishuar në zgjedhjet e së dielës.
“Vota qytetare ka qenë votë kundërshtuese, si rezultat i mungesës së ofertës ka ardhur deri te ky rezultat”.
“Faktorizimi i Vetëvendosje ka ardhur si rezultat i një kundërshtimi qytetar.”.
“Rritja e Vetëvendosje është rritje e zhgënjimit”, ka theksuar ai.
Më tej ka thënë se është gati edhe për një mandat për kryetar të Ferizajt ani pse rezultate e fundit nuk e qesin mirë LDK-në në këtë komunë.
Por se ai vazhdon duke thënë se vlerësimi i fundit nuk lidhet me qeverisjen lokale.