Muharrem Svarqa, kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dyshon se kundërkandidati i tij, Agim Aliu ka qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në Magazinën Lokale tek rubrika pyetjet e veçanta e ka pyetur Aliun se e ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi Svarqa pretendon se nuk ka dëshmitarë që e vërtetojnë këtë dhe thotë se gjatë asaj kohe Aliu ka qëndruar në Tetovë.
Aliu duke iu përgjigjur Svarqës ka thënë se ai ndihet krenar për biografinë e tij dhe thotë se sadopak i ka shërbyer kombit duke qenë pjesë e UÇK-së.
“Jam edhe legalisht veteran, kam sjellë dëshmitë tek komisioni dhe pikërisht mbi bazën e dëshmive është vendosur që unë të jem veteran/pjesëtarë dhe kam shërbyer në logjistikën e kësaj ushtrie”, tha ai në Magazinën Lokale.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.