11.01.2021 · përditësuar para 2028 dite1 min lexim
Drejtorit të prokurimit të Universitetit të Prishtinës, Afrim Bajraktarit, i është shqiptuar masa disiplinore “suspendim i përkohshëm nga puna”.
Dyshohet se ai kreu shkelje gjatë procedurave të prokurimit dhe se falsifikoi vazhdimin e kontratës për ndërtimin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.
E këto akuza Bajraktari i quajti tendencioze dhe i mohoi gjatë bisedës telefonike me televizionin Klan Kosova.
Ndërkaq në rektorat thanë se do të bashkëpunojnë ngushtë me organet e hetuesisë për të gjitha provat lidhur me rastet e dyshimta të prokurimit.
Bajraktarit përveç në zyre, ia kanë ndaluar qasjen edhe ne dokumentacionet zyrtare të UP-së .
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.