Lajmet e fundit

Dogana e Kosovës ka suspenduar një oficer doganor me dyshimin se ka shkelur procedurat doganore që si pasojë kanë futjen e mallrave pa taksa doganore brenda territorit të Kosovës.
Pas hetimeve preliminare, Dogana ka kontaktuar me Prokurorinë, e cila ka urdhëruar vazhdimin e hetimeve penale ndaj këtij oficeri doganor me dyshim se ka kryer veprën “keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” si dhe shkelje të Kodit të mirësjelljes për zyrtarët doganor.
Pas fillimit të hetimeve dhe dyshimeve është marrë masa e suspendimit të oficerit.