Lajmet e fundit

Duket se gjithçka është mirë mes ish-ave, Susan Sarandon dhe Tim Robbins.
Sarandon dhe Robbins janë parë duke ngrënë drekë së bashku me djalin e tyre Jack në California.
Të dy kishin zgjedhur të visheshin me rroba sportive derisa aktorja mbante një qen, transmeton Klan Kosova.
58 vjeçari Robbins dhe 70 vjeçarja Sarandon janë ndarë në muajin 2009 pasi kishin qenë në lidhje qysh prej kur ishin takuar në xhirimet e Bill Durham në vitin 1988.
Ish-çifti kanë dy djem, Jack 28 vjeçar dhe Miles 25 vjeçar.
Aktorja fituese e çmimit Oscar ka treguar se pse nuk është martuar asnjëherë me Robbins.
“Kam menduar se nëse nuk martohesh, nuk e merr tjetrin si të garantuar”, ka thënë ajo kur ka folur për ndarjen e saj pas 20 vjetësh.