Lajmet e fundit

Këngëtarja Susan Boyle u gjet duke ulëritur në rrugë në mes të natës, pasi macja e saj e re iku, transmeton Klan Kosova.
Susan ishte aq në panik të madh këtë javë, për shkak të ikjes së maces.
Një zëdhënës i Susan konfirmoi: “Si çdo pronar që e di, nuk ka asgjë më të keqe se kur kafsha juaj humb, madje edhe për vetëm disa minuta”.
Susan ishte e mërzitur, por macja u gjet në fund dhe është kthyer në shtëpi në prehrin e saj.
Një fqinj i këngëtares tha: “Ulërimat dhe britmat ishin të tmerrshme, ajo ishte shumë alarmante dhe një numër i madh njerëzish dolën jashtë për të parë se çfarë e kishte mërzitur atë”.