Lajmet e fundit

Çiljeta Xhilaga shpesh herë na ka befasuar me lajme të llojeve të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Këtë herë, këngëtarja nga Shqipëria pa zbuluar më tepër, publikoi një pjesë të shkurtër të një klipi në të cilin e ka etiketuar edhe reperin nga i po njëjti vend, Noizy.
Bashkë me këtë video, Xhilaga tha: “Surprizë, shpejt shumë shumë shpejt...#mamalover”.
Nuk dihet ende se i cilit zhanër do të jetë ky bashkëpunim, për të cilin dyshja nuk kishin paralajmëruar më parë.
Kujtojmë që këngëtarja kohën e fundit konfirmoi ndarjen nga babai i djalit të saj.
https://www.instagram.com/p/BEEAteJuQGo/?taken-by=ciljetaxhilaga