Lajmet e fundit

Rivendosja e Gilberto Jaçes si kandidat për Bashkinë e Përmetit, krijoi tensione brenda PS-së dhe një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të kësaj zone, Vladimir Kosta.
Pasi ka mbaruar numërimi i votave, kandidati i opozitës ka fituar me një diferencë të theksuar. Ai ka marrë 4771 vota, përkundrejt 3188 votave të rivalit.
Kështu pas Hasit, që u fitua nga e majtë, surpriza e dytë e madhe qe në Përmet, një zonë e konsideruar historikisht si thellësisht e majtë, ku Partia Socialiste i humbi zgjedhjet me kandidatin e saj Gilberto Jaçe dhe i humbi me rezultat shumë të thellë.
Kandidati demokrat Niko Shupuli, një inxhinier elektronik, rezulton se mori 60 përqind të votave, transmeton Mapo.
Në një intervistë para zgjedhjeve për BIRN, Shupuli deklaroi se e mendon të ardhmen e krahinës së Përmetit te agroturizmi dhe turizmi i natyrës, transmeton Mapo.
Pas humbjes, Jaçe bëri këtë postim në FB: “Të dashur bashkëqytetarë. Në radhë të parë falënderoj të gjithë ata që besuan te alternativa jonë dhe na mbështeten. U kërkoj ndjesë që nuk arrita t'i coj drejt fitores dhe marr përsiper cdo lloj përgjegjësie për humbjen. Takova kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë dhe e urova për fitoren. Shpresoj shumë që në këto katër vjet të ketë sukses për të mirën e të gjithë qytetarëve përmetare!"