Lajmet e fundit

Komuna e Parteshit do të shkojë sërish në zgjedhje, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi që Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Listës Serbe të cilën e kishin dërguar së pari në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësja e kësaj gjykate, Antigona Uka-Lutfiu.
Vendimin për përsëritje të zgjedhjeve e kishte marrë PZAP bazuar në ankesat e Nenad Cvetkoviq, kandidatit për Kryetar të Parteshit nga radhët e subjektit politik “Narodna Slloga”.
Kështu, zgjedhjet në Partesh do të mbahen më 19 nëntor, atëherë kur është paraparë të mbahet balotazhi në disa komuna të tjera.